E la ta gjuante penalltinë, Coutinho ka diçka për Messin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

E la ta gjuante penalltinë, Coutinho ka diçka për Messin

10:00 | 31 Janar 2019

Duket se Philippe Coutinho do të largohet nga Barcelona.

Braziliani nuk po arrin ta gjej veten te skuadra katalonase, andaj këta të fundit e mendojnë ta shesin e atë.

Leo Messi siç duket po insiston që ta mbajë atë në skuadër, ku mbrëmë edhe i la penalltinë në fitoren 6 me 1 ndaj Sevillës në kuadër të Kupës së Mbretit.

Coutinho tha se ajo gjë nuk ishte e planifikuar, por kjo gjë tregon se sa njeri i mirë është argjentinasi.

“Nuk ishte diçka që e kemi planifikuar, ishte një gjest i mirë nga ana e tij”, ka thënë braziliani pas ndeshjes.

“Veprimi i tij tregon se sa njeri i mirë është ai (Leo Messi)”, ka shtuar më tej Coutinho.

Komento: