E lë Manchester Unitedin, ylli i skuadrës transferohet tek PSG

14:37 | 22 Mars 2019

Manchester Unitedit po ia rrëmben PSG-ja një lojtar.

Ander Herrera nuk do të nënshkruajë kontratë të re me Manchester Unitedin, dhe do të largohet falas në fund të sezonit.

Gazeta franceze ‘Marca’ shkruan se mesfushori spanjoll për destinacion të ri do të ketë Francën, ku do t’i bashkohet falas skuadrës së PSG-së.

Largimi i Herrera do të ishte një goditje e madhe për Ole Gunnar Solskjaer, që e konsideron mesfushorin si një lojtar shumë të rëndësishëm për ekipin e tij.

Mesfushori spanjoll te Manchester United është transferuar në vitin 2014, dhe në vitin 2016/2017 është shpallur lojtari i vitit te skuadra angleze.

Në 139 paraqitje për Manchester United, Herrera ka shënuar 12 gola.

Komento: