E “lënë mëndët” Guardiolën, ofron 100 milionë për yllin e madh

21:52 | 23 Mars 2019

Milan Skriniar është një nga mbrojtësit më të kërkuar në botë së bashku me Kalidou Koulibaly të Napolit.

Skriniar ende nuk ka nënshkruar një kontratë me klubin dhe sipas As, Manchester City është gati të ofrojë 100 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij në verë përcjell ORAinfo.

Manchester United është përpjekur shumë për të nënshkruar yllin sllovak verën e kaluar, por Interi hodhi poshtë çdo ofertë që mori nga Anglia.

Një ofertë në rajon prej 100 milionë euro, megjithatë, mund të bëjë që italianët të ndryshojnë mendjen./ORAinfo/

Komento: