Los Blancos nuk e kanë ndërmend të ndalen.
Real Madrid po nis punën për ndërtimin e skuadrës së ideuar nga Zinedine Zidane.
Tekniku francez ka gati revolucionin që do të shoqërohet me shumë largime madje edhe reparti i mbrojtjes do të pësojë ndryshime.
Varane nuk po jep garanci dhe sipas “Sport”, Real Madrid po mbikëqyr mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.
Skuadra italiane kërkon jo më pak se 120 milionë euro për ta lënë të lirë 27-vjeçarin, por paratë janë problemi i fundit për “ Los Blancos”.
Me shumë mundësi Perez së bashku me Zidanen po planifikojnë 2-3 blerje kyçe dhe të domosdoshme dhe për këto nuk do të kursehen milionat.