Bernard Challandes ndryshon look-un.
Mjekra duket se është në “trend” në këtë kohë pandemie, shkruan Gazeta Express.
Këtë “eksperiment” e ka provuar edhe përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes.
Në intervistën e fundit dhënë për një medium zviceran, trajneri i “Dardanëve” është shfaqur me një pamje tjetër, duket më ndryshe.
Ai e ka lëshuar mjekrën, duke e ndjekur rrugën e shumë meshkujve, të cilët ndryshuan në pamje për dallim nga periudha para pandemisë.
Kushedi, ndoshta Challandes do të vazhdojë ta mbajë mjekrën.