E lodhur nga mërzia për vëllaun, motra e Arianit mezi nxjerrë fjalët nga goja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

E lodhur nga mërzia për vëllaun, motra e Arianit mezi nxjerrë fjalët nga goja

12:48 | 27 Janar 2019

Dje ndërroi jetë Arian Daci, Zëvëndësministri i Diasporës, njëherit edhe djali i Nexhat Dacit.

Në përfundim të mbledhjes komemorative për nder të zëvendësministrit të Diasporës Arian Dacin, motra e tij Edi Daci-Prapashtica, falënderoi të gjithë për ngushëllimet dhe përkrahjen gjatë kësaj kohe të vështirë.

“Në emër të familjes dhe vëllait tim, ju falënderojmë për përkrahjen, ngushëllimet dhe prezencën tuaj. Faleminderit me shpirt”, tha Edi duke i përmbajtur lotët.

Pas homazheve, nën patronatin e kryeministrit, u mbajt një mbledhje komemorative në kujtim të të ndjerit. Varrimi i tij do të bëhet në orën 13:00 në varrezat e qytetit.

I ndjeri është biri i kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci.

Liderët institucionalë si dhe ata të partive politike në Kosovë kanë shprehur ngushëllime ndaj familjes Daci. Arian Daci vdiq dje në Brezovicë pasi e zuri një ortek bore.

Komento: