E martë me diell e vranësira

08:15 | 28 Prill 2026
e-marte-me-diell-e-vranesira

Gjatë ditës së martë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës vende-vende priten të sjellin riga shiu.

Ndërkaq bazuar në këto të dhëna, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4°C, e ato maksimale nga 19 në 22°C.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.

Komento: