E mbani mend ‘Toprakun’? Ajo merr për burrë fotografin me të bukur të Turqisë

14:59 | 13 December 2018

Është ndër aktoret me të dashura për publikun.

Aktorja e njohur turke, Selen Soyrder te ne u bë e njohur në serialin “Lale Devri”, ku ajo ishte njëri prej personazheve kryesore, Selen ishte në rolin e “Toprakut”.

Seleni pjesë e këtij seriali u bë nga pjesa e dytë, ku me thjeshtësinë që e përçonte në serial përmes rolit të “Toprakut” ajo arriti që të pëlqehet nga gjithë shikuesit e këtij seriali. Aktorja , ka lindur në vitin 1986 dhe tani ka 31 vjet, ajo ka lindur në Ankara.

Seleni përveç rolit të “Toprakut” ka pasur edhe role tjera në seriale të ndryshme. “Topraku” në jetën reale është e martuar me fotografin e njohur, Oren Fransez dhe ka një jetë shumë të lumtur, të cilën në serial nuk e pat.

Me kalimine viteve, Seleni nuk është se ka ndryshuar shume ajo edhe tani është e njejta si në serial. Në vazhdim ju sjellim disa fotografi të “Toprakut” për ta parë se sa ka ndryshuar nga koha e serialit.

Por, para aktrimit “Topraku” në Turqi ka qenë e njohur edhe si më e bukura e vendit, pasi që në vitin 2007 ajo u zgjodh Miss Turqia.

Komento: