E merr uji edhe Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, publikohen pamjet

12:33 | 11 Janar 2021

E merr uji edhe Klinikën e Pulmologjisë në QKUK.

Edhe në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK ka pasur vërshime për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe të borës.

Në mbrëmjen e kaluar në Klinikën e Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku trajtohen pacientët me COVID-19, është dashur të intervenohet për shkak të vërshimeve.
Ekipet e Forcave te Sigurisë se Kosovës me saktësisht Njësiti i Kërkim-Shpëtimit ka ndihmuar në largimin e ujit nga Klinika e Pulmologjisë.

Express ka provuar të kontaktojë me zyrtarë të QKUK-së, por të njëjtit nuk kanë dhënë informacione për vërshimet në Pulmologji.

Komento: