Ferizajasi merr veturë në Rent a Car dhe e shet për 3000 euro.
Një person në Ferizaj ka marrë me qira një veturë në Rent a Car dhe të njëjtën nuk e ka kthyer, por ia ka dhënë një personi tjetër, në këmbim të një shume parash prej 3000 eurosh.
I dyshuari më pas është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Personi kishte marrë veturën më 24 janar të këtij viti, ndërsa rasti në polici u paraqit dje nga vetë pronari i Rent a Car.