E mitura në Prishtinë tenton ta braktisë fëmijën e porsalindur

10:07 | 14 February 2023

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një e mitur në Prishtinë kishte tentuar ta braktisë fëmijën e porsalindur.

Sipas njoftimit të Policisë të martën, rasti po hetohet si bashkësi jashtëmartesore me persona nën moshën 16 vjeç.

“Raportohet se e dyshuara femër kosovare kishte tentuar ta braktisë fëmijën e porsalindur. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë, dhe mbetet për procedura të tjera”, thuhet në njoftim.

Komento: