E mitura nga Lipjani ra nga kati i pestë, policia jep detaje të reja rreth rastit

12:38 | 14 Prill 2019

Një e mitur nga Lipjani, ditën e djeshme ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese.

Lidhur me këtë rast, policia ka dhënë detaje.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Lipjan, ndërkaq policia bën të ditur se ky rast po cilësohet si lëndim aksidental.

“Raportohet se viktima moshë e mitur femër K/Shqiptare, aksidentalisht ka rënë nga kati i pestë i një objekti kolektiv të banimit”, thuhet në raporton 24 orësh të policisë.

Bëhet e ditur se viktima fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në qendrën shëndetësorë-Lipjan, e më pas dërgohet në trajtim të mëtejme mjekësor në QKUK, sipas mjekut kujdestar gjendja shëndetësore e viktimës është stabile.

Komento: