E mitura nga Mitrovica shkon në spital për të lindur

09:48 | 07 Nëntor 2021

15-vjeçarja nga Mitrovica shkon në spital për të lindur, njoftohet policia.

Një 15-vjeçare nga Mitrovica ka shkuar në spital për të lindur.

Rasti në polici është hapur si “bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeç”.

Partneri i 15-vjeçares nuk është hasur nga policia, ndërsa si dëshmitar është intervistuar babai i viktimës.

Njoftimi i plotë i policisë:

BASHKËSIA JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN MOSHËN 16 VJEÇ /Rr. Ahmet Delija 06.11.2021 – 15:00. Raportohet se, viktima femër kosovar e 15 vjeçe ka shkuar për të lindur. I dyshuari mashkull kosovar i cili bashkëjeton me viktimën nuk është hasur nga policia. Si dëshmitar është intervistuar babai i viktimës. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet.

Komento: