E mohon Xhavit Haliti: Nuk jam ftuar nga Specialja

20:55 | 09 Nëntor 2020

Xhavit Haliti e mohon, thotë se nuk është ftuar nga Gjykata Speciale.

Nënkryetari i PDK-së Xhavit Haliti ka mohuar të jetë thënë se lajmi se është ftuar nga specialja është një spekulim medial.

Ai ka thënë se nuk është ftuar nga Gjykata Speciale.

Në media u spekulua se Haliti në një deklaratë ka thënë se është ftuar nga Gjykata Speciale.

“Nuk kam ftesë, jo more çfarë nuk më ka thirrë askush, është spekulim”, ka thënë Haliti për Reportetin.

Ai thotë se në intervistën që po e citojnë mediat nuk ka thënë as në kontest se munden me thirrë, edhe pse nuk e ka problem nëse kjo ndodhë.

Haliti në një intervistë për Abcnews ka thënë se “nuk jam intervistuar, dhe pres të intervistohem”.

I pyetur se a është caktuar ndonjë kohë kur do të intervistohet ka thënë “jo, jo”.

Komento: