“E monitoruar 24 orë dhe e kyçur në aparatura”, nga QKUK-ja flasin për gjendjen e 10-vjeçares që u ther me thikë në Ferizaj

13:08 | 12 November 2024
“e-monitoruar-24-ore-dhe-e-kycur-ne-aparatura”,-nga-qkuk-ja-flasin-per-gjendjen-e-10-vjecares-qe-u-ther-me-thike-ne-ferizaj

Në mesin e katër personave të therur me thikë nga një person gjatë ditës së djeshme në Ferizaj, është edhe një vajzë 10-vjeçare.

Gjendja e saj është e rëndë pas lëndimeve që ka marrë.

Shefi i Intensivës në QKUK, Shaqir Uka ka thënë për Reporteri se 10-vjeçarja po vazhdon të marrë trajtimin mjekësor dhe se lëndimet janë serioze.

Uka tha se 10-vjeçarja po vazhdon të jetë e monitoruar dhe e kyçur në aparaturat mjekësore.

“Njëra paciente është 10-vjeçare, pas lëndimeve që ka pësuar me plagë therëse dhe pas intervenimit kirurgjik ajo është sjell dhe vazhdon të marrë trajtimin mjekësor në Mjekimin Intensiv qendor. Lëndimet janë serioze, por gjendja e përgjithshme e saj prezantohet të jetë stabile. Ajo vazhdon të jetë e monitoruar 24 orë dhe e kyçur për aparatura mjekësore”, tha Uka

Në rrethana ende të panjohura, një 59-vjeçar dje në Ferizaj ka therur me thikë katër persona, dy vajza dhe dy meshkuj.

Policia e Kosovës ka thënë se sulmi është kryer në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci”, ku viktimat kanë qenë kalimtarë rasti, derisa Njësia e Reagimit të Shpejtë ka arritur që të dyshuarin E.S., 59-vjeçar, ta arrestojë.

“Me datën 11.11.2024 reth orës 15:40 jemi informuar se një person i moshës madhore, në rrugët : ” Enver Topalli” , ” Halim Spahija” dhe ” Ejup Statovci ” në rrethana ende të pasqaruara u ka shkaktuar lëndime të rënda trupore (therur me thikë) 4 persona kalimtarë të rastit, dy femra (të moshave nën 18 vjeçe dhe dy meshkuj (të moshave madhore, rreth 29-32 vjeçare). Të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, 2 persona janë dërguar në QKUK – Prishtinë, ndërsa 2 të tjerë janë duke u trajtuar në Ferizaj”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Kanun Veseli.

Veseli ka thënë se hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, dhe se është gjetur thika që dyshohet se është përdorur në këto raste.

Ekipe të shumta të policisë, pëfshirë, edhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë kanë nisur kërkimin e personit të dyshuar. Pas një pune intenzive të kërkimit, rreth orës 16:40 kanë arritur që në rrugën ” Besim Rexhepi” në afërsi të qendrës tregtare ” Plus Market” të arrestojnë të dyshuarin E.S ( M/K) i moshës rreth 59 vjeçar, i cili nën masa të sigurisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj. Hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, ndërsa është gjetur edhe një mjet i mprehtë ( thikë) me të cilën dyshohet se është përdorur në rastet e sipër përmendura. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Veseli.

Komento: