“Bërtita, qava, askush nuk ndihmon”, e moshuara mes lotësh: Kam 6 familjarë poshtë rrënojave.
Një qytetare në Turqi, e cila ka 6 anëtarë të familjes së saj brenda rrënojave ka shpërthyer në akuza ndaj autoriteteve, ndërsa pohon se askush nuk i ka ardhur në ndihmë.
Ajo pohon se emergjencat civile e kanë gënjyer kur ajo ka kërkuar ndihmë dhe se për familjarët e saj nuk po bëhet asnjë kërkim.
“Çfarë do të flas unë… Gjashtë veta ikën të gjithë! Bërtita, qava, qava… Më mashtruan, më thanë; ‘ti shko, po vijmë’”, Ata nuk erdhën. Jemi kaq keq.. Nuk na ndihmuan.. U shkatërruam..”, pohon ajo në videon e shpërndarë në rrjetet sociale.