E moshuara mes lotësh: Kam 6 familjarë poshtë rrënojave

12:36 | 07 Shkurt 2023

“Bërtita, qava, askush nuk ndihmon”, e moshuara mes lotësh: Kam 6 familjarë poshtë rrënojave.

Një qytetare në Turqi, e cila ka 6 anëtarë të familjes së saj brenda rrënojave ka shpërthyer në akuza ndaj autoriteteve, ndërsa pohon se askush nuk i ka ardhur në ndihmë.

Ajo pohon se emergjencat civile e kanë gënjyer kur ajo ka kërkuar ndihmë dhe se për familjarët e saj nuk po bëhet asnjë kërkim.

“Çfarë do të flas unë… Gjashtë veta ikën të gjithë! Bërtita, qava, qava… Më mashtruan, më thanë; ‘ti shko, po vijmë’”, Ata nuk erdhën. Jemi kaq keq.. Nuk na ndihmuan.. U shkatërruam..”, pohon ajo në videon e shpërndarë në rrjetet sociale.

Komento: