Rasti i 7 vjeҫarit nga Lipjani, tronditi të gjithë. Atë e la pa shenja jetë një grua 75 vjeҫare.
Ende nuk dihet motivi i këtij rasti. Por, sipas Prokurorisë, ekzistojnë dyshime mbi përgjegjshmërinë penale të gruas që ka marrë mbi vete fajin.
Aktualisht po bëhet ekzaminimi psikiatrik i saj, njoftojnë mediet zvicerane.
Sipas hetimeve, deri tash, thuhet se e moshuara zvicerane me banim në Bazel, nuk e kishte njohur as fëmijën e as familjen e tij që vjen nga Kosova.