“E moshuara që u rrah sot në Pejë është nëna e një dëshmori”

17:06 | 02 November 2022

Një ushtar i UÇK-së ka shkruar se zonja që u torturua në një qendër kujdesi të të moshuarve në Pejë është nëna e një dëshmori që ra në Betejën e Qabratit.

Adnan Hyseni ka shkruar në profilin e tij në Facebook se e moshuara që u rrah nga një infermiere në praninë e disa të tjerave, është nëna e një dëshmori nga Gjakova.

“Ajo NANE qe maltretohet mizorisht qenka NANE e nje Deshmori te UÇK-se nga Gjakova i cili ra heorikisht ne Qabrat te Gjakoves bashk me Deshmorin nga Peja Ahmet Gjikolli duke luftu per lirin e te gjitheve e kjo NENE dhe gjaku i birit te saj u shpagu me tmerrin qe na dheu zemren dhe shpirtit”, ka shkruar Hyseni.

“Ky dom i tmerrin e jo i kujdesit ne Peje qenka pagu 700/800€ ne muaj qe NENA e Deshmorit te Kombit te kete kujdesin, respektin dhe trajtimin e merituar por mori dhunimin ne makaber qe ne Shqiptart kemi pas vetem nga pushtuesi serbo sllav”, thuhet më tutje në postimin e tij.

Edhe deputeti Behgjet Pacolli, që ka reaguar për këtë rast, tha se viktima është nëna e një dëshmori të luftës.

Policia e Kosovës njoftoi sot se janë arrestuar dy vajza, pasi në rrjetet sociale u shpërndanë pamjet, ku një grua në një shtëpi kujdesi të pleqve në Pejë torturohet e rrahet nga një infermiere, derisa dikush afër saj qesh dhe e incizon.

Komento: