Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic është rikthyer në stërvitje te skuadra e Milanit, pas një pauze dy javore shkaku i infektimit me Covid-19.
Sipas gazetës italiane “La Gazzetta dello Sport”, Ibrahimovic është rikthyer në stërvitje mëngjesin e sotëm.
Më 17 tetor, Milani përballet me Interin në San Siro dhe Zlatan pritet të jetë në dispozicion për Derby della Madonnina të parë të këtij sezoni.