E ndoti ambientit, gjobitet me shifër të lartë një kompani në Prishtinë

13:39 | 18 November 2019

Vendi ynë ka shifër të lartë të ndotjes së ambientit.

Bizneset e ndryshme në Kosovë po dalin të jenë edhe shkaktar të ndotjes së ambientit.

Çdo ditë në Prishtinë shohim baltë, ajër jo të pastër dhe bllokim të trotuareve.

Por, pikërisht për ndotje të ambientit, sot Inspekcioni në Prishtinë ka dënuar një kompani biznesi, edhe atë hiq më pak se 400 euro, përcjellë Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.

“Ka biznese të tilla, të papërgjegjshme, që dënohen shpesh për të njëjtën arsye.

400 euro gjobë, për ndotje të mjedisit”, ka shkruar ai.

Komento: