E ngatërruan me Sabit Gecin, Gani Geci ndërron mbiemrin

13:33 | 20 Dhjetor 2018

Ish-deputeti Gani Geci ka bërë një postim mjaftë interesant në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka thënë se ka vendosur të ndërroj mbiemrin nga Geci në mbiemrin e vjetër të familjes, atë Bajraktari.

Këtë vendim ai e ka marrë për shkak të ndërrimit të emrit me Sabit Gecin në një raportim për krim të organizuar dhe fajde, transmeton Indeksonline.

Ai në këtë shkrim ka theksuar se Sabit Geci me pagesë të vëllëzërve Thaçi ka maltretuar e vrarë shqiptarë, për të cilat thotë se i mbetët Speciales që t’i vërtetojë.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Të nderuar qytetarë,

për hir të së vërtetës unë nga sot do ta ndërroj mbiemrin nga Geci në mbiemrin e vjetër të familjes time që gjyshi im Halil Bajraktari e mbante me krenari.

Arsyea e ndrrimit te mbiemrit ështe ngatrresa ime me Sabit Gecin

Sabit Geci ështe ish anëtar i Shtabit të Hashim Thaçit i ciliose me pagesë të vëllezërve Thaçi ose me urdhër të Hashim Thaçit ka arrestuar,ka maltretuar ose edhe ka vrarë Shqiptarë, anëtarë të LDK-së i mbetet GjykatësSpeciale ti vërtetoj këto.

Llaushë.

Me respekt,

GANI BAJRAKTARI.

Komento: