E nisën me fitore, FFK shpërblen futbollistët në Hungari

14:17 | 24 March 2024

Përfaqësuesja e Kosovës e ka nisur me fitore rrugëtimin e ri në krye me trajnerin Franco Foda.

”Dardanët” të premten mposhtën kombëtaren e Armenisë me rezultat 1-0, me golin e shënuar nga Milot Rashica.

Kosova pas dy ditëve, me 26 mars do të luaj një tjetër miqësore, kësaj radhe ndaj Hungarisë.

Futbollistët dhe stafi i Kosovës mbrëmë kanë arritur në Budpest, ku ata janë shpërblyer nga FFK-ja, duke u akomoduar në një hotel superluksoz.

Më poshtë mund ti shikoni fotot e hotelit ku po qëndrojnë lojtarët e Kosovës.

Ndeshja Hungari – Kosovë zhvillohet me 26 mars, në stadiumin ”Puskás Aréna”, më fillim nga ora 19:00.

Komento: