E nisi aventurën me humbje, Reja tregon ku ngeci kombëtarja kuqezi

17:29 | 08 Qershor 2019

Shqipëria sot pësoi humbje nga Islanda.

Edi Reja e ka nisur me humbje aventurën në stolin e Shqipërisë.

Kuqezinjtë, në ndeshjen e tretë kualifikuese për “Euro 2020”, humbën 1-0 në udhëtim te Islanda, raporton Gazeta Express.

Reja, pas ndeshjes, tha se kundërshtari ishte më i përgatitur fizikisht dhe kjo e bëri dallimin, teksa mendon se Kuqezinjve iu mohua një penallti.

“Kemi bërë një lojë të mirë, jemi munduar të krijojmë shumë raste. Elementi fizik i tyre dominoi. Gjitha rastet që krijuam, nëse do t’i kishim shfrytëzuar, ndeshja do të kishte marrë kaheje tjetër. Realizuan ata, na vjen shumë keq”, u shpreh Reja për Super Sport.

“Ishte një penallti në favorit tonë, ishte e dukshme”.

“Do të analizojë ndeshjen e sotme, të shikoj se si janë futbollistët. Do të madhohem që të krijojë një grup që të jetë i gatshëm për ndeshjen me Moldavinë, do të ketë ndryshime”, tha ai.

Pas tri ndeshjeve në Grupin H të kualifikimeve për EURO 2020, Shqipëria renditet në pozitën e tretë me një fitore dhe 2 humbje.

Komento: