E njihni ‘Sanemin’, a e dinit se ajo është e dashura e aktorit të njohur turk

22:41 | 08 Maj 2020

‘Sanemi’ është e dashura e aktorit të njohur turk.

Aktorja turke, Demet Ozdemir duket se nuk i ka punët mirë me çështjet e zemrës.

Së fundmi ajo ka qenë në vëmendje të mediave turke për jetën e saj private.

Vitin e kaluar, aktorja 28- vjeçare u përfol për një lidhje me Can Yaman, lidhje e cila më vonë u konfirmua.

Shumë shpejt çifti i dhanë fund romancës së shkurtër.

Në fillim të këtij viti, Demet nisi një lidhje me një biznesmen turk. Gjithçka dukej se po shkonte mirë pasi u tha se aktorja ishte prezantuar edhe me prindërit e partnerit.

Mirëpo edhe kjo lidhje përfundoi me ndarje.

Së fundmi mediat turke bëjnë të ditur se Demet është lidhur me aktorin turk Kerem Bursin.

Sipas mediave turke çifti është në fazat e fillimit të një lidhjeje dhe po njohin njëri-tjetrin.

Kujtojmë që Demet u bë shumë e famshme me rolin e “Sanemit” në serialin “Erkenci kus”.

Komento: