Aktorja dhe modelja turke, Amine Gulse, është e njohur për publikun brenda dhe jashtë Turqisë.
Ajo është modele dhe aktore e njohur, e cila është mjaft e dashur për publikun.
Në vitin 2014 ajo ishte zgjedhur Miss, ndërsa për publikun ishte bërë e njohur edhe me rolin e aktores, shkruan rtv21.
Bëhet fjalë për aktoren dhe modelen turke, Amine Gulse, e cila është e njohur për publikun brenda dhe jashtë Turqisë. Ajo shquhet për stilin e veçantë dhe për bukurinë natyrale.
Krahas ditëve të sotme, Amine duket se e bukur ka qenë edhe si fëmijë. Kjo shihet nga një imazh i bukur, të cilin modelja dhe aktorja e ka publikuar kohë më parë në instagram për ndjekësit e saj të shumtë.
Amine ka luajtur dhe është bërë e njohur edhe më shumë nga seriali “Asla Vazgeçmem”, ku ka luajtur përkrah aktorit të njohur, Tolgahan Sayisman.
Amine Gulse dje ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë. Ajo është martuar me futbollisti i njohur gjermano-turk, Mesut Ozil.
Çifti është martuar në një ambient të bukur, në mesin e njerëzve të dashur, derisa dëshmitar të martesës kishin presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoganin. Mesut dhe Amine janë fejuar në janar të këtij viti.
Është bërë e ditur se ata kanë filluar lidhjen që nga viti 2016, ndërsa e kanë zyrtarizuar në dhjetor të vitit 2017.
Amine është modele dhe ka qenë ish-miss Turqia (2014). Pas rolit të saj në serialin “Asla Vazgeçmem”, ajo është bërë e njohur për publikun e gjerë, brenda dhe jashtë kufijve të Turqisë.