Vajza e Shkurte Fejzës së shpejti do t’i jap fund beqarisë.
E derisa deri në atë ditë nuk ishte folur shumë për burrin e saj, mbrëmë u zbulua shumë edhe për të.
Lulzim Ibrahimi u zbulua se është një afarist i suksesshëm në Prishtinë si dhe nënkryetar i Klubit Basketbollit Prishtina.
Mirëpo, kunati i Gresës është dizajneri i flamurit të Kosovës, Trim Ibrahimi.
Trimi kishte fituar në konkursin për flamurin e Kosovës në mesin e disa dizajnerëve të tjerë ku dizajni i tij ishte shpallur më i miri.
Në fakt, mësohet se edhe burri i Gresës është marrë në fillim me dizajnë të ndryshme.