E ofendoi rëndë Alioskin, UEFA e dënon Arnautovicin

15:01 | 16 Qershor 2021

UEFA ka marrë vendim për lojtarin serbo-austriak Marko Arnautovic.

Futbollisti ofendoi rëndë futbollistin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski duke i thënë: “Të q***** nënën shqiptare”.

UEFA e ka dënuar Arnautovicin me vetëm një ndeshje, pra do të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Holandës.

Ky dënim është shumë i ulët duke marrë parasysh se edhe Maqedonia e Veriut ka kërkuar dënimin maksimal.

Komento: