“E pa drejtë me i dënu”, Qeriqi: Më muaj nuk e kemi ditë çka ka ndodh me bashkëluftëtaret tanë

19:56 | 09 Shkurt 2026
“e-pa-drejte-me-i-denu”,-qeriqi:-me-muaj-nuk-e-kemi-dite-cka-ka-ndodh-me-bashkeluftetaret-tane

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Xhevdet Qeriqi, ka deklaruar se dënimi i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është i padrejtë.

“Ka munguar teknologjia. Ka pasur raste kur me muaj të tërë nuk kemi ditur se çfarë ka ndodhur me fatin e bashkëluftëtarëve tanë. Ka pasur raste kur është dashur të hulumtojmë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me ta,” ka deklaruar Qeriqi në Gazeta.

Ai theksoi se këto rrethana e bëjnë të padrejtë çdo përpjekje për ndëshkimin e ushtarëve të UÇK-së. “Në këtë rast, t’i dënosh ushtarët e UÇK-së është e padrejtë, sepse edhe vetë kam qenë pjesë e luftës dhe e di se si ka funksionuar ajo. I njoh rrethanat,” u shpreh ai.

Sipas Qeriqit, në shumë raste vetëm pas përfundimit të luftës është kuptuar se çfarë kishte ndodhur në zona të tjera të vendit.

Komento: