
Basaksehir ka bërë një ofertë për lojtarin e Everton, James Rodriguez, zbulon Footmercato.
Reprezentuesi kolumbian, i cili ka edhe 12 muaj në kontratën e tij, nuk duket të jetë pjesë e planeve të menaxherit Rafael Benitez, por nuk arriti të pajtohet me një largim nga Toffees para afatit të fundit të transferimit të muajit të kaluar,përcjell ORAinfo.
Sidoqoftë, dritarja turke mbetet e hapur dhe Basaksehir ka bërë një ofertë për të marrë James në huazim, megjithëse mbetet për t’u parë nëse 30-vjeçari do të ishte i interesuar në një lëvizje në Turqi./ORAinfo/