Një çifti viktorian u është ndërprerë pritja e dasmës nga lindja e një viçi të madh.
Nusja Jessa Laws tha se veshja e saj e dasmës përfundoi “absolutisht e dëmtuar“, por gjithçka ia vlente për “përvojën e paharrueshme“.
Dasma e Jessa dhe Ben Law, ishte duke u zhvilluar në fermën e tyre Gorae afër Portland në Australi.
Dasma ishte planifikuar fillimisht për në tetor të vitit të kaluar, por për shkak të koronavirusit u shty dhe u realizua në fundjavë.
Në pamundësi për të injoruar një kafshë në nevojë, Jessa vrapoi në ndihmë të lopës. Por ndërsa lopa kaloi këtë moment të vështirë, fustani i nuses mori pamje tjetër siç edhe e shihni në foto.