E papritur, eliminohet Interi, ja çfarë rezultate sollën ndeshjet tjera

23:02 | 11 Dhjetor 2018

Mbyllet mbrëmja e Champions League.

Interi eleminohet, pasi ka barazuar në “Guiessepe Meazza” me rezultatin 1-1 me PSV-në.

Holandezët kanë befasuar vendasit në minutën e 13-të me golin e Lozano-s, që ka ardhur pas një gafe të Asamoah. Reagimi i zikaltërve ka ardhur në minutën e 73-të, me Mauro Icardi-n që ka realizuar golin e barazimit.

Një gol që nuk ka mjaftuar për të mbajtur në Champions League milanezët, sepse Tottenham ka barazuar 1-1 në “Camp Nou” kundër një Barcelone që e ka nisur ndeshjen pa Messi-n, i cili është aktivizuar në minutën e 63-të.

Dembele ka kaluar në avantazh spanjollët me një gol magjik pas 7 minutash lojë, por pesë minuta para fundit ka ardhur goli i Lucas Moura që ka kualifikuar Tottenham në 1/8-at dhe ka eliminuar Inter-in.

Ndërkohë, Borussia Dortmund ka fituar Grupin A pas fitores 2-0 t ë marrë në fushën e Monaco falë dygolëshit të Guerreiro (15′, 88′). E ka mbyllur në vendin e dytë Atletico Madrid, që nuk ka shkuar më larg se një barazim pa gola në fushën e Club Brugge.

Më tej edhe Liverpool ka fituar minimalisht me Napolin dhe kalon më tej. Tottenham barazon në Barcelonë, që i kualifikon më tej londinezët.

Komento: