Allegri merr drejtimin e një tjetër gjiganti Italian.
Allegri largohet nga Juventusi, por mbetet në Serie A.
Massimiliano Allegri është njëri nga trajnerët më të përfolur javët e fundit, pasiqë është i lidhur me një largim nga Juventusi në verë.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Allegri mund të mbetet në Serie A edhe nëse shkarkohet nga Juventusi, pasiqë ka përfunduar në orbitën e një tjetri gjigant italian.
Sipas Calcio Mercato, Napoli e ka piketuar Allegrin si zëvendësues ideal të Luciano Spallettit, i cili u largua nga Maradona Stadium pas fitimit të Scudettos.
Në rast se Allegri shkarkohet nga Juventusi, De Laurentiis është i gatshëm t’ia besojë drejtimin e skuadrës strategut 55-vjeçar.