E papritur – Anulohet Premierliga?

17:35 | 11 Maj 2020

Premierliga duket se vështirë se do të rifillojë më këtë sezon.

Sezoni 2019/20 i Premierligës raportohet të ketë marrë fund, dhe krejt kjo si pasojë e mbledhjes së mbajtur sot.

Një mbledhje virtuale, e cila zgjati për më shumë se 4 orë, nuk solli pajtueshmëri mes skuadrave.

Sipas ‘Independent’, përcjell ‘Goal’, klubeve të Premierligës u është komunikuar se sezoni do të vendoset me anë të meritave sportive, transmeton lajmi.

Kompletimi i sezonit është hequr krejtësisht nga tavolina, bëjnë të ditur këto raportime.

Faqja zyrtare e Premierligës akoma nuk ka lëshuar ndonjë komunikatë zyrtare lidhur me mbledhjen e mbajtur sot.

Komento: