Askush së ka imagjinuar këtë – Argjentina të mposhtet nga Arabia pas 36 ndeshjeve.
Argjentina humbi ndeshjen e parë të Botërorit 2022 duke lëshuar fitoren nga duart duke u mposhtur nga Arabia Saudite, duke përfunduar ciklin prej 36 ndeshjesh pa humbje
Argjentina dhe Lionel Messi humbën ndeshjen e tyre të parë në Botëror për herë të parë prej vitit 1990 pasi që humbën 2-1 kundër Arabisë Saudite. Dy gola të shënuar brenda pesë minutave bën që të përfundojë cikli i 36 ndeshjeve pa humbje, i cili filloi më 2019, kur ata humbën në finale kundër Brazilit në Copa Amerika.
Rezultati ishte një shok për të gjithë botën e futbollit. Jo vetëm që u ndërpre seria me 36 ndeshje pa humbje e Argjentinës, por u barazuan edhe disa rekorde të padëshiruara poashtu. Ishte hera e parë kur në vitin 1958 kundër Gjermanisë, Argjentina kishte humbur një ndeshje në Botëror pasi që shënuan për herë të parë, gjë që i kishte ndodhur atyre për herë të parë më 1930 kur e kishte humbur Botërorin në finale kundër Uruguait.
Po ashtu është hera e parë që Argjentina e ka humbur një ndeshje në të cilën ka shënuar Messi, e cila ka ndodhur vetëm më 2009 kundër Spanjës.
Skuadra e Lionel Scalonit do të luajnë kundër Meksikës më 26 nëntor, ku aty duhet të ndryshojë shumë në mënyrë që ta fitojë Grupin C dhe të kalojë në fazën tjetër.