Broja në Serie A, por jo tek Milani.
Milan mbetet duarbosh, Broja tek një tjetër gjigant italian.
Armando Broja nuk luan prej muajsh për shkak të ligamentit që këputi fundvitin e shkuar, megjithatë kjo nuk i ka penguar aspak klubet europiane që të vihen pas shërbimeve të tij.
Milani po e kërkon me ngul që ta ketë në huazim për një sezon, por kuqezinjtë nuk janë të vetmit.
Roma e Jose Mourinho ka kontaktuar me Chelsea për mundësinë e nënshkrimit të sulmuesit të ri Armando Broja, sipas “Sky Sport”.
Verdhekuqtë e Serie A janë në kërkim të një sulmuesi të ri dhe kanë menduar t’i drejtohen ish-skuadrës së Mourinhos për ndihmë.
Ata kanë kontaktuar me Chelsea për shërbimet e sulmuesit shqiptar, Broja, në formë huazimi.
Roma është detyruar të kërkojë një sulmues të ri, pas dëmtimit të rëndë të Tammy Abraham në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar.
Sulmuesi anglez nuk ka gjasa të kthehet në lojë para vitit të ri, duke e lënë Andrea Belottin si opsionin e vetëm të sulmit të Mourinhos.