Barcelona po jep Coutinhon për 9 milionë funte.
Skuadra e Barcelonës duket sikur nuk ka asnjë plan për merkaton e verës, dhe po vazhdon me marrëveshje që duken të befasishme.
Sipas raportimeve të ‘ESPN’, Barcelona kanë ofruar Philippe Coutinho tek Arsenal, për vetëm 9 milionë funte.
Në një marrëveshje të mundshme me Arsenal obligative do të jetë përfshirja e Matteo Guendouzi si pjesë këmbimi.
Negociatat mes Arsenal dhe Barcelona thuhet të jenë tashmë në fazën e parë.
Mbetet të shihet nëse do të arrihet finalizimi i kësaj marrëveshje, që duket se Arsenalin do ta nxjerr shumë më mirë.