E papritur! Barcelona po e humb yllin e madh të skuadrës

13:01 | 30 Qershor 2019

Duket se një largim do të bëhet nga Barcelona.

Barcelona po përgatitet që të humb një yll nga skuadra, për të afruar një tjetër.

Arturo Vidal, Arthur Melo dhe Malcom janë tre emra, një prej të cilëve duhet të largohet nga Barcelona.

Arritja e Neymar në ‘Camp Nou’ do të shtyjë skuadrën katalane që të largojë njërin nga dy brazilianët ose kilianin.

Malcom është favoriti për tu larguar, pasi për të ka ardhur interesim nga Premierliga, me skuadrën e Tottenham që dëshironte shërbimet e tij.

Mbetet të shihet se kë do të zgjedh Valverde dhe bordi drejtues i skuadrës që ta largojë. Favoriti për të qëndruar shihet Arthur Melo, i cili luajti sezon të mrekullueshëm.

Komento: