Skuadra e Barcelonës ka bërë një veprim që askush nuk e priste.
Kampionët e La Liga pritet të jenë tejet aktiv në merkaton e verës, por duket se jo vetëm në anën e blerjeve.
‘Mundo Deportivo’ bën të ditur se Barcelona janë gati që të ndajnë rrugët me portierin Neto.
Braziliani nuk ka kaluar shumë kohë në ‘Camp Nou’.
Ai u transferua në Barcelonë pas një marrëveshjeje që dërgoi Jasper Cillessen në kampin tjetër.
Neto e kishte të pamundur që të konkurronte me Marc-Andre ter Stegen, i cili regjistroi edhe një tjetër sezon madhështor.
Mbetet të shihet nëse Barca do të afrojë ndonjë tjetër emër si mbështetës të gjermanit.