E papritur: Blero do të martohet në muajin e njëjtën që ishte kurorëzuar me Teutën

19:21 | 12 March 2019

Blero do të martohet me modelen, Afrona Dikën.

Këngëtari i mirënjohur, Blero, shumë shpejt do të martohet me modelen, Afrona Dikën.

Me muaj të tërë, lajmet dhe portalet kanë shpërthyer vetëm për këta dy, dhe për martesën e tyre, e cila pritet të ndodhë në muajin shtator të këtij viti.

Ky lajm për dyshen e njohur, po bën bujë të madhe gjithandej, duke i mirëpritur të gjithë detajet.

Por, jo aq bujë sa edhe martesa, kurorëzimi i Teutës me Bleron, ku pati bërë jehonë jashtakonisht, duke u bërë lajmi më i përfolur i asaj kohë, më saktësisht, 12 shtator 2010.

E, kur jemi te muaji shtator, duhet të ndalemi paksa këtu, e sidomos kur bëhet fjalë për dy kurorëzimë të njëpasnjëshme dhe në të njëjtin muaj, shkruan Kosovarja.

Shtator i viti 2010 i Teutës, e tani shtatori i vitit 2019 i Afronës. Jo e rastësishme kjo, e sidomos aspak e pritshme. Pse pikërisht i njëjti muaj, çfarë prapavije të fshihet vallë, apo si është rendi i kësaj pune…

E se, a do ta ftojë Blero në dasmë Teutën, është pyetje që i bëhet shpesh tash gjatë intervistave Bleros, por që ende jemi mbetur pa përgjigje.

Komento: