E papritur: Bonucci rikthehet në Serie A

17:15 | 18 Dhjetor 2023

E bujshme nga Italia, Leonardo Bonucci rikthehet në Serie A.

Leonardo Bonucci u largua nga Juventusi verën e shkuar pas nëntë sezoneve me fanellën e Biankonerëve.

Italiani u transferua në Bundesligë tek Union Berlin, por në janar pritet të rikthehet në Serie A.

Sipas Calciomercato, Bonucci është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Romën.

Giallorosët janë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe drejtuesit e kanë piketuar 36-vjeçarin si përforcimin ideal.

Bonucci do të firmos kontratë me Romën deri në fund të sezonit, ndërsa Union Berlin do ta lërë të lirë të largohet falas.

Komento: