Pavarësisht që u ndalua kamionët vazhdojnë të lëvizin në rrugën ku ndodhi dje aksidenti.
E enjtja ishte tragjike për qytetin e Gjilanit, derisa një kamion i cili po transportonte ujë u përplas me dhjetëra vetura duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, derisa nga ky aksident humbi jetën një person dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.
Megjithëse qarkullimi i automjeteve me pesha të rënda është i ndaluar brenda qytetit, kjo e konfirmuar edhe nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfzi Haziri, ai nuk po vazhdon të respektohet.
Gjatë ditës së sotme (e premte) janë parë disa kamionë të cilat kanë qarkulluar lirshëm në qytet.
Madje, nëpër media po qarkullon edhe një fotografi në të cilën shihet njëri nga kamionët.