E papritur, Evra zbulon gjithçka, Henry nuk pranoi ta shikojë Arsenalin sepse Xhaka ishte kapiten

23:26 | 13 Dhjetor 2020

Henry nuk pranoi ta shikojë Arsenalin sepse Xhaka ishte kapiten.

Legjenda e Manchester Unitedit, Patrice Evra ka zbuluar se ish sulmuesi i Arsenalit, Thierry Henry ka refuzuar ta shoh klubin e vjetër shkaku që mesfushori Granit Xhaka ishte kapiten.

Shqiptari nuk është duke kaluar në kohë të mirë të “Topçinjtë”, derisa sonte (e diele) u ndëshkua më të kuq në humbjen ndaj Burnley, përcjellë lajmi.net.

Evra duke biseduar me Sky Sports, zbuloi se Henry e kishte ftuar në shtëpi për të shikuar Arsenalin, por kur e pa se Xhaka ishte kapiten e ndali TV-në.

“Thierry Henry një ditë më ftojë në shtëpinë e tij, ai më tha ‘Do shohim ndeshjen e Arsenalit’”.

“Pamja e parë që pamë ishte Xhaka si kapiten. Thierry Henry ndali TV-në dhe më tha ‘Nuk mund të shoh që Xhaka të jetë kapiteni i skuadrës time’”, tha legjenda e “Djajve të Kuq”

Në rast se kjo është e vërtetë, atëherë është shokuese duke marrë parasysh që Henry vazhdon të përkrah “Topçinjtë”

Komento: