Duket se Franck Ribery nuk do të jetë gjatë në fanellën e Bayern Munchen.
Galatasaray thuhet të jenë të interesuar ta transferojnë futbollistin e Bayern Munchen, Franck Ribery, sipas mediumit Fanatik.
Klubi nga Stambolli pritet të bëjë ofertë për veteranin e bavarezëve me t’u hapur afati kalimtar i janarit.
Vlen të përmendet që ish-përfaqësuesi i Francës kishte luajtur për gjigantin turk më 2005 para se të shkonte në Marseille, e tek më pas te Bayern-i.