E papritur: Jep dorëheqje ministrja e njohur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

E papritur: Jep dorëheqje ministrja e njohur

23:24 | 22 Maj 2019

Ka dhënë dorëheqje edhe një ministre.

Ministrja britanike e ngarkuar me marrëdhëniet me Parlamentin, Andrea Leadsom njoftoi sot në mbrëmje dorëheqjen, duke vlerësuar se nuk beson më se qeveria mund të aplikojë rezultatin e referendumit të qershorit 2016 që ishte në favor të Brexit.

“Është me shumë keqardhje dhe zemrën e rënduar që vendosa të dorëhiqem nga qeveria”, shkruan Leadsom në “Tëitter”, një mesazh i shoqëruar me letrën e saj të dorëheqjes.

Ndërkohë që kryeministrja britanike, Theresa May është përballur me shumë dorëheqje muajt e fundit brenda qeverisë së saj për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhe me Brexit, Leadsom shpjegoi se kishte qëndruar kaq gjatë për të luftuar për Brexit.

Komento: