E papritur, kandidati i VV-së ofendon hapur Skënderbeun, LGBTI dhe admiron Erdoganin

18:38 | 17 Janar 2021

Kandidati për deputet në listën e VV-së ofendon hapur Skënderbeun, LGBTI dhe admiron Erdoganin.

Gramos Agusholli, është një nga kandidatët për deputet në Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Si kandidat për këtë pozitë, Agusholli tha se do takonte individ të ndryshëm dhe do bisedonte me ta për halle të ndryshme, por postime e tij e thonë krejtësisht të kundërtën.

Madje në disa postime të mëhershme të tij, ai shihet duke ofenduar komunitetin LGBT dhe anëtarët e këtij komuniteti.

Derisa në vitin 2013, ai del hapur edhe kundër heroit kombëtar Skënderbeut, duke e konsideruar si serb, por lideri i tij Albin Kurti sot e kujtoi atë në përvjetorin e vdekjes.

Këto janë disa nga postimet e tij, ku shihet hapur ofendimi ndaj LGBT dhe Skënderbeut.

Komento: