E papritur, kaq para dhuron Labinot Tahiri për Katedralen Notre Dame

19:07 | 19 April 2019

Deputeti i Kuvendit, Labinot Tahiri ka ndar 1000 euro nga rroga e deputetit për rindërtimin e katedrales Notre Dame.

Këtë e ka bërë të ditur vet Tahiri përmes një postimi në Instagram, ku ka ndarë me ndjekësit një fotografi, në të cilën shihet bashkë me prindërit.

Ai ka njoftuar se ka vendosur që nga rroga e tij si deputet t’i dhurojë 1000 euro dhe këtë gjë e bën për prindërit e tij, të cilët janë mirënjohës që shteti francez i strehoi dhe u siguroi ushqim e veshmbathje, përcjell ORAinfo.

Postimi i plotë i Tahirit:
“Nuk kemi pasur asgje, kur këta dy shpirta mi shpëtoi Zoti dhe Franca!
Nuk i gëzohem shumë këtij fati, se në atë kohe lufte, na vdiqen e u vranë shumë familje shqiptare , burra gra pleq e fëmijë! Por, sot pak mu dha mundesia, të ndaj nga vetja imë për prindët e mi, që duan të janë mirënjohës për Shtetin Francez, që i strehoi, dhe ju garantoi siguri, ushqim e veshëmbathje gjatë asaj kohe ku ishin edhe vellau dhe dy motrat e mia! .
Sot, nga rroga ime e Deputetit, edhe pse nuk qëndroj mirë me financa pasiqë dhurova pasaportat e mia muaj më parē, edhe pse janë pak para këto por zemra e thot, që dua të ndaj 1000 euro për Notre Dame!
Për këtë mundesi u jam mirënjohës shqiptarëve të mi💐💐 Falemindérit Francë.
Zoti ju bekoftë të gjithëve, dhe ata që i duan shqiptarêt.

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosove e Shqipērisë”.

Komento: