Edhe kësaj radhe është ironizuar me llogon e Pavarësisë.
Llogoja e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës është kritikuar përsëri, kësaj here duke e modifikuar dhe duke i bashkangjitur shkrimit “11 vjet pauzë”.
Fillimisht, logoja zyrtare ishte kritikuar nga aktivistë të ndryshëm me arsyetimin se është diskriminuese.
Në faqen Image of Kosovo është publikuar një dizajn me motive të flamurit të Kosovës, në të cilin është shkruar “11 vjet në pauzë”.