Franck Kessie mund të rikthehet në Serie A.
Lajm bombastik nga Italia, Franck Kessie rikthehet në Serie A.
Mesfushori i Barcelonës, mund të largohet nga Camp Nou në janar për tu rikthyer në Itali.
Kessie iu bashkua Blaugranëve me parametra zero, pas pesë sezoneve me fanellën e Milanit.
Por 25-vjeçari nuk a ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij te Barcelona dhe në sezonin e ri ka luajtur vetëm 265 minuta, duke realizuar 1 gol.
Calcio Mercato, ka lëshuar sot një lajm bombastik duke shkruar se Juventus synon transferimin e Kessie në merkaton e janarit.
Biankonerët janë në krizë rezultatesh dhe Agnelli është i gatshëm të ofrojë 30 milionë euro për kartonin e Kessie.
Barcelona vështirë se do ta refuzoj një ofertë të tillë dhe Kessie sipas të gjitha gjasave në janar do ta vesh fanellën e Juventusit.