E papritur, kjo femër po zëvendëson Sarrin te Chealse

21:46 | 19 Maj 2019

Një femër e zëvendëson Sarrin.

Përkundër sigurimit të vendit të tretë në Premier Ligë dhe finalen e Europa Ligë, e ardhmja e Maurizio Sarri si trajner i Chelseat është në dyshim.

Sa i përket 60-vjeçarit është i shqetësuar pavarësisht arritjes së objektivave, por Chelsea nuk ka qenë aspak bindës këtë sezon.

Humbjet e rënda nga Bournemouth (4-0) dhe Manchester City (6-0) në fillim të vitit panë presion të madh te italiani, ashtu si dhe eliminimi në FA Cup në shtëpi nga Manchester United, përcjell lajmi.

Në fund Sarri arriti t’i kthente gjërat, megjithëse mund të argumentohet se ishte më poshtë Arsenalit dhe forma e Unitedit ishte edhe më e keqe se Chelseat.

Dhe një emër i çuditshëm është shtuar në listën e zëvendësimeve për të.

Bëhet fjalë për trajneren e femrave të Chelseat, Emma Hayes, e cila po tregohet mjaft e sukesshme në drejtimin e ‘Bluve’.

Hayes ka fituar shumë tituj me skuadrën e femrave dhe është një nga emrat më popullor në Londër, ndërsa shihet si emër potencial për ta thyer tabun në futbollin e meshkujve.

Komento: